Vodhi 16 lokale në Tiranë në gusht-shtator, arrestohet 34-vjeçari

Vodhi 16 lokale në Tiranë në gusht-shtator, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, si autor të dyshuar të vjedhjes së 16 lokaleve në kryeqytet përgjatë periudhës gusht-shtator. Edhe pse me masë sigurie, ‘arrest në shtëpi’, kjo nuk e ka penguar 34-vjeçarin të vijojnë me ‘profesionin’ e tij, atë të vjedhjes së lokaleve.  ‘Nga këto veprime dyshohet se i ndaluari, E. Gj., 34 vjeç, gjatë periudhës gusht-shtator 2026, ka vjedhur me thyerje, shuma parash dhe produkte, në 8 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 4’, thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet vijojnë për të...