Vodhën të dhëna nga email-e të prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë lë në qeli dy ish-zyrtarët

Vodhën të dhëna nga email-e të prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë lë në qeli dy ish-zyrtarët

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokaj të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal që ‘hakeroi’ e-mailet e prokurorëve të SPAK.  Zambak Gjoni që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë, kanë bashkëpunuar me persona të tjerë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Ata mbahen nën masën e arrestit në burg, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK. Sulmi...