No Image Available

Vodhën shuma parash dhe sende me vlerë në katër subjekte brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026, duke vënë në pranga një 31-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuari është Demir Buthi, banues në Hajdaraj, Kavajë si dhe është në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi me inicialet A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë. Njoftimi i policisë: Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Periudha”, zbardhen 4 vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026. Vodhën në katër subjekte, brenda një jave, shuma parash dhe sende me vlerë; vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i...