Vodhën rreth 15 mijë euro dhe bizhuteri floriri në dy shtëpi, arrestohet një nga hajdutët, tjetri në kërkim

Vodhën rreth 15 mijë euro dhe bizhuteri floriri në dy shtëpi, arrestohet një nga hajdutët, tjetri në kërkim

Policia identifikon dhe godet një grup që kryente vjedhje banesash në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Vlera” janë dokumentuar vjedhjet me thyerje në dy shtëpi, ndërsa një prej autorëve të dyshuar u arrestua dhe tjetri u shpall në kërkim. I ndaluari është Rexhep Koçi, 57 vjeç, kurse i kërkuari Griseld Lika, 30 vjeç. Gjenden në banesën e të arrestuarit edhe 900 mijë lekë, 5700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve. “Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë,...