Vodhën para nga një banesë dhe automjet, arrestohen dy persona

Vodhën para nga një banesë dhe automjet, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga blutë e Kavajës pasi akuzohen për 2 vjedhje. Sipas policisë, 29-vjeçari Nazim L., dhe 46-vjeçarja Gentiana Gj., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të vjedhur shuma parash në një banesë  dhe në një automjet në fshatin Qerret të Kavajës. 29-vjeçari Nazim L. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në muajin dhjetor 2024, është larguar nga ambientet e policisë së Elbasanit dhe javën e fundit ai dyshohet se është strehuar në banesën e 46-vjeçares...