Vodhën pajisje mbrojtëse nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë gjatë pandemisë dhe i shitën online, dënohet mjekja dhe bashkëshorti i saj

Vodhën pajisje mbrojtëse nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë gjatë pandemisë dhe i shitën online, dënohet mjekja dhe bashkëshorti i saj

Një mjeke dhe bashkëshorti i saj janë dënuar me nga 10 muaj burg secili, pasi përfituan gati 8.000 paund nga shitja e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) të vjedhura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë (NHS Scotland), gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid 19. Attiya Sheikh, 46 vjeçe, punonte si mjeke në University Hospital Hairmyres, ndërsa bashkëshorti i saj Omer Sheikh nuk ishte pjesë e sistemit shëndetësor. Të dy pranuan fajësinë për marrjen dhe shitjen e pajisjeve të vjedhura, që përfshinin maska dhe doreza mjekësore, në periudhën 30 maj dhe 7 tetor 2020. Ata i shitën këto artikuj përmes...
Burimi: Top-Channel.tv