Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, një i arrestuar, tre të shpallur në kërkim
Një person ka përfunduar në pranga dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, duke i futur në territorin shqiptar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor...