Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
👁11818
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, më datë 2 qershor 2025. Të arrestuarit janë shtetasit A. Xh., 40 vjeç, dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Sipas hetimeve, njëri prej tyre, A. Xh., ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” pikërisht për këtë vepër penale, në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e dyshuar që është përdorur për kryerjen e vjedhjes. Arrestimet u kryen...