Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur
Dy vjedhje të ndodhura brenda pak ditëve në të njëjtën tabakino në kryeqytet janë zbardhur nga policia. Blutë e Tiranës kanë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, të mitur. “Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino. Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe...