Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhën dosjet e 3 prokurorëve të SPAK, Apeli i GJKKO jep vendimin për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn
👁6617
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, duke lënë në qeli Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj, të arrestuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Sulmi ndaj emaileve të tre prokurorëve të Posaçëm ndodhi më 12 mars. Sipas SPAK, hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT- që sipas tyre mbetet i pacënuar- por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaileve të disa prokurorëve, por s’ka rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerët kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë....