Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhën 4 motomjete elektrike në Lushnjë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim
Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia në Lushnjë, pasi dyshohen se gjatë natës vodhën 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër. Veprimet e Policisë nisën pas kallëzimit të një shtetasi dhe pas hetimeve të Policisë rezultoi se autorët e vjedhjeve ishin një 38-vjeçar dhe një 34-vjeçar. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve...