Burimi:
Fieriweb.com

Vlorë – Zbulohet kokainë dhe municion në një lokal bar-kafe, arrestohet 48-vjeçari
👁9634
Vlorë, 9 prill 2025 – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, në pronësi të shtetasit L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 55 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të gatshme për shitje, si dhe 10...