Vlorë/ Taksia përplaset me biçikletën, pas aksidentit grushte dhe shkelma, një shtetas amerikan përfundon në spital

Vlorë/ Taksia përplaset me biçikletën, pas aksidentit grushte dhe shkelma, një shtetas amerikan përfundon në spital

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Blutë bëjnë me dije se një taksi dhe një biçikletë janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën ‘Dhimitër Konomi’, në vendin e quajtur Palazinë. Shoferi i cili po drejtonte taksi është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës një shtetas amerikan i identifikuar si Alex Shower. Si pasojë e përplasjes ky i fundit përfundoi në spital. Pas ndihmës mjekësore 30-vjeçari u largua nga ambientet e spitalit. Ndërkohë burime për Report Tv informojnë se pas aksidentit të drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë konfliktuar me njërin tjetrin duke u rrahur...
Burimi: Sot.com.al