Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Rritet numri i vizitave në Spitalin Psikiatrik për shkak të temperaturave të larta, apelohet për kujdes
Në Spitalin Psikiatrik të Vlorës është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të vizitave ditore gjatë këtyre ditëve të nxehta të qershorit, duke arritur deri në 30 vizita në ditë. Një pjesë e këtyre rasteve kërkojnë shërbim spitalor. “Janë shtuar rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore, si në qendrën komunitare ashtu edhe në ambientet e vetë spitalit, i cili mbulon të gjithë jugun e vendit”, u shpreh Stiliano Lepuri, mjek psikiatër. Sipas tij, temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve, veçanërisht tek ata që vuajnë nga ankthi, sëmundje kronike mendore, ose përdorues të substancave narkotike dhe alkoolit. “Nuk mungojnë as të rinjtë, të cilët shpesh paraqiten për vizitë ose përfundojnë të shtruar për trajtim më të zgjatur”, shtoi ai. Në qendrën...