Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Vlorë – Reshje të dendura shiu, rrugët përmbyten nga uji, Bashkia shpall gjendjen e emergjencës
VIDEO Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë nisur rreth një orë më parë. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, disa rrugë në qytet janë përmbytur, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për qytetarët.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Pamjet nga terreni tregojnë se niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, ndërsa në disa zona janë raportuar probleme me kanalizimet dhe hyrje uji në ambiente të ulëta. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Përballë situatës së krijuar, Bashkia e Vlorës ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka angazhuar të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin e pasojave. Ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të ndërhyrë në zonat më të prekura dhe për të ofruar ndihmë...