Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetaren Klodiana Lala. Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi lidhjet e saj me Ergys Agasin, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje. “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në një shantazh të hapur ndaj gazetares Lala. Gazetarja komentoi në lidhje live më pas: “Se cilave takime i referohet do duhet ti sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”.