Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit
Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa në qendër të përplasjes ishte situata e krijuar në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) dhe çështja që lidhet me ish-drejtoreshën e institucionit, Vlora Hyseni. Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar që Kuvendi të zhvillonte një debat të posaçëm mbi zhvillimet në SHISH. Kërkesa u rrëzua nga mazhoranca me votim. Pas rrëzimit të kërkesës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste. Situata solli ndërprerjen e punimeve për disa minuta. Gjatë seancës pati përplasje verbale mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në debat u përfshinë edhe deputetë të mazhorancës. Përplasjet u zhvendosën edhe te historia e institucioneve...
Burimi:
javanews.al