Vlora Hyseni kërkon lirinë, sot seanca në Apelin e GJKKO për ish-drejtoreshën e SHISH

Vlora Hyseni kërkon lirinë, sot seanca në Apelin e GJKKO për ish-drejtoreshën e SHISH

Vlora Hyseni TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Kërkesa e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja. Ish-drejtoresha e SHISH, e cila ndodhet në 'arrest shtëpie', është nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit. Hetimet janë vijim i dosjes së AKSHI-t, ku në fokus është edhe biznesmeni Ergys Agasi.  Në kuadër të hetimit në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluçi, shef tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës,...