Vlora Hyseni kërkon lirinë, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO, shkak mungesa e prokurorëve

Vlora Hyseni kërkon lirinë, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO, shkak mungesa e prokurorëve

Vlora Hyseni TIRANË- Seanca për ankimimin e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është shtyrë për nesër në orën 13:00. Mësohet se seanca e planifikuar për këtë të hënë është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorëve së çështjes. Hyseni dhe avokati i saj nuk u paraqitën në seancë pasi ishin njoftuar më herët për mungesën e tyre.  Ish-drejtoresha e SHISH, e cila ndodhet në 'arrest shtëpie', është nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit. Hetimet janë vijim i dosjes së AKSHI-t, ku në fokus është edhe biznesmeni Ergys Agasi.  Në kuadër të hetimit në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluçi, shef tek laboratori Shkencor i...