Vlora Hyseni kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot kërkesën e ish-kreut të SHISH-it
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë sot, në orën 13:00, kërkesën e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja, i cili do të vendosë nëse masa e sigurisë ndaj Hysenit do të vijojë të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet. Ish-drejtoresha e SHISH-it u la në masën “arrest shtëpie” më 21 shtator 2026, me vendim të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Hyseni është nën hetim për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas dyshimeve të SPAK, ajo i ka vënë në dispozicion...
Burimi:
gijotina.com