Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vllaznia nuk ia del në Islandë, eliminohet në shtesë nga Vikingur
Vllaznia ishte shumë pranë një kualifikimi historik në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, por ëndrra europiane u shua në mënyrë dramatike në minutat shtesë të sfidës kundër islandezëve të Vikingur. Takimi i dytë i zhvilluar në Islandë përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të vendasve, çka i dha Vikingurit kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Skuadra e Edi Martinit luftoi deri në fund, por nuk mundi të përballonte reagimin e shpejtë të islandezëve në momentet vendimtare. Ndeshja nisi me golin e shpejtë të Hafsteinsson në minutën e 10-të, por Balaj barazoi nga pika e bardhë në të 26-ën....