Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vllaznia mendon për pasuesin e Brdaric, del në skenë një emër i njohur
👁10281
Vllaznia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Brdaric, pas zhgënjimit në finalen e “Final Four”. Shkodranët nuk duan të humbasin kohë dhe kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e pasuesit. Sipas Panorama Sport, ka dalë në skenë emri i Edi Martinit. Tekniku i njohur pëlqehet në Shkodër dhe shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Vllazninë në majë. Kujtojmë që nëse gjithccka finalizohet me sukses, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Edi Martini ka udhëhequr skuadrën në sezonin 2009-2010.