Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic drejt La Liga-s, ja shuma që kërkon Juventus për sulmuesin
👁5059
19 Maj 2025 15:00 Telesport Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventus-it, Dusan Vlahovic. Sipas La Gazzetta dello Sport , Juventus-i është i përgatitur të marrë në konsideratë ofertat për lojtarin serb këtë verë. Atletico është në kërkim të një sulmuesi të ri, pavarësisht suksesit të Alexander Sorloth këtë sezon. Dhe Vlahovic po shfaqet si një objektiv kryesor për gjigantët spanjollë. Kontrata e sulmuesit me Juventus-in zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe bardhezinjtë janë të përgatitur ta shesin për rreth 40 milionë euro.