VKM/ Shteti hyn në biznesin e dronëve dhe armëve! Ja si do ndahen aksionet me privatët

VKM/ Shteti hyn në biznesin e dronëve dhe armëve! Ja si do ndahen aksionet me privatët

Këshilli i Ministrave miratoi sot kushtet e negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a, me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët për prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve. Sipas këtij vendimi, shoqëria “KAYO”, sh.a., kontribuon në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 5000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi dhe pa të drejtë transferimi të pronës, e cila do të mbetet...