Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës ‘Engjëll Agalliu’ në Dimal
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zbatimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 Tetori”, Bashkia Dimal, Berat. Sipas VKM, kompensimi për pronarët do të kryhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një shumë totale prej 190 833 lekësh. Sipas vendimit, shpenzimet procedurale prej 50 000 lekësh do të mbulohen gjithashtu nga buxheti i bashkisë. Pronarët përfitojnë kompensim vetëm pasi të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë Bashkisë Dimal. Gjithashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nëpërmjet zyrave vendore në Berat dhe Kuçovë, do të kryejë hedhjen...