Vjollcë Berisha: Mos ia vër llozin portës

Vjollcë Berisha: Mos ia vër llozin portës

Poezi nga Vjollcë Berisha Mos ia vër llozin portëskur të iki unë.Afroje vetëm pakdua të jemi larg për një të shtyrë dere. Do të dal në muzgun e asaj dite,që s’ka për të aguar derisa të shtyhet rishtazi ajo portë,do të dal duke fërgëlluar mbi gjërat që patëm,dëshirat e fshehta do pingërojnë si zogj.Po ne ku ta dimë gjuhën e zogjve?! Një lutje të vetme e përgjojmë të dy –Unë: të më ndaloshTi: të ndalojLutja s’duket gjëkundiia ndijmë vetëm ushtimën përcëlluese përbrenda.Unë ikipa e përplasur derën si në filma. Ky muzg s’ka për të aguar,po ti mos e mbyll me lloz atë shëmtaraqkë,do të jemi larg sa një e shtyrë deredhe e di se s’kam për të ardhur më. ObserverKult Lexo edhe: VJOLLCË BERISHA: MAMA,...