Vjen goli i parë në Inter-Milan, Luka Jovic kalon në avantazh kuqezinjtë (video)

Vjen goli i parë në Inter-Milan, Luka Jovic kalon në avantazh kuqezinjtë (video)

23 Prill 2025 21:46 Telesport Inter dhe Milan po përballen sonte në “San Siro” në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Italisë. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1. Përsa i përket takimit të sotëm, minutat e para kanë folur për zikaltrit, të cilët iu afruan edhe golit në minutën e 22-të, por goditja e Dimarco u ndal në traversë. Në minutën e 35-të u zhbllokua rezultati, Milan gjen golin me Luka Jovic. Sulmuesi serb shënon me kokë pas krosimit të marrë nga Alejandro Jimenez. SHIKOGOLIN
Burimi: Telesport.al