Vjedhja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh ngjarjen, në kërkim 3 të dyshuar
Policia e Elbasanit ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur të hënën në lagjen “5 maji”. “Blutë” kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë. Sakaq në hetim është vënë edhe pronari i automjetit që braktisën autorët. “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi. Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5...
Burimi:
javanews.al