Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vizita zyrtare në Tiranë, kryeministri Rama pret Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein
👁13398
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Më herët, mbreti i Jordanisë u takua me presidentin Bajram Begaj, me të cilin biseduan për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Gjithashtu, palët u angazhuan për bashkëpunim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa shkëmbyen opinione për sfidat dhe perspektivat e agjendës globale.