Vizita e zv.ministrit të Brendshëm grek në Korçë: Çdo grek duhet të vijë për të parë rrënjët e popullit tonë

Vizita e zv.ministrit të Brendshëm grek në Korçë: Çdo grek duhet të vijë për të parë rrënjët e popullit tonë

Vizita e zv.ministrit grek në Korçë KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë Kostas Gjolekas ka zhvilluar një vizitë në Korçë ku ka bërë deklarata për praninë historike të grekëve në këtë qytet. Gjatë qëndrimit në juglindje të Shqipërisë ai u shoqërua nga një delegacion me përfaqësues të biznesit, pushtetit vendor dhe universiteteve të Greqisë Veriore. Në një takim me Mitropolitin Anastasios Gjolekas u shpreh se Korça duhet të jetë pjesë e vizitave të grekëve që dëshirojnë të njohin, sipas tij, rrënjët historike të popullit grek. “Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë që ishte këtu e që vazhdon të jetë këtu”, tha ai. Gjatë bisedës, Gjolekas vlerësoi edhe rëndësinë historike të Kishës së Korçës, duke theksuar se vizita...