Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vizita e pasuksesshme e Vuçiçit në SHBA, ndërprerje e papritur për arsye shëndetësore apo fiasko politike?
👁2586
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u detyrua të ndërpresë papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas informacioneve zyrtare nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, Vuçiç përjetoi dhimbje të forta në kraharor dhe tension të lartë, duke u detyruar të kthehej urgjentisht në vend. Megjithatë, në sfondin e kësaj vizite, ngrihen një sërë pyetjesh të natyrës politike dhe financiare që kanë ndezur debat në Serbi dhe më gjerë. Vizita në Florida nuk ishte e paralajmëruar në mënyrë zyrtare në faqen e presidencës, ndonëse Vuçiç kishte deklaruar më herët se do të takohej...