“Vizatimi në Lumë” i Agron Blakçorit

“Vizatimi në Lumë” i Agron Blakçorit

Ilir Muharremi, kritik i artit Instituti i Artit Bashkëkohor DELFIN hapi më 28 gusht 2026, në orën 11:00, në hapësirat e Bukëpjekësit “Drini i Bardhë” në Preshevë, ekspozitën personale “Vizatimi në Lumë” të artistit Agron Blakçori. Ekspozita “Vizatimi në Lumë” e Agron Blakçorit mund të lexohet si një reflektim mbi pamundësinë për ta fiksuar përfundimisht realitetin. Lumi është lëvizje, ndryshim dhe kohë, vija është përpjekje për të lënë një gjurmë brenda kësaj rrjedhe. Por gjurma nuk është kurrë e përjetshme, ajo lind, fiksohet për një çast dhe mbetet e hapur ndaj ndryshimit. Blakçori nuk përpiqet ta ndalë rrjedhën, por ta shndërrojë atë në formë. Vija nuk e kap lumin; ajo vetë bëhet rrjedhë. Lumi është ndoshta një nga metaforat më të lashta të kohës. Ai...