Viza amerikane me rregulla të reja/ SHBA vendos garanci deri në 15,000 dollarë për aplikantët, ja kur hyn në fuqi vendimi

Viza amerikane me rregulla të reja/ SHBA vendos garanci deri në 15,000 dollarë për aplikantët, ja kur hyn në fuqi vendimi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri që do të kërkojë nga disa aplikantë të vizave turistike dhe të biznesit të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, raporton “The Wall Street Journal”. Sipas një njoftimi që pritet të publikohet të martën, ky program do të jetë në fazë prove për 12 muaj dhe do të zbatohet për shtetasit e vendeve që kanë nivel të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës, si dhe për ata që vijnë nga vende me siguri të dobët dokumentacioni. Në varësi të vlerësimit të zyrtarëve konsullorë, aplikantët mund të detyrohen të depozitojnë një garanci prej 5,000, 10,000 apo 15,000 dollarësh gjatë procesit të aplikimit për vizë. Hyn...