Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro

Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro

Kompania nga Kosova Viva Fresh ka finalizuar javën e kaluar blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania.Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, grupi BALFIN ka përfituar 36.4 milionë euro për shitjen e kuotës së plotë të aksioneve të Spar Albania.Në pjesën më të madhe, transaksioni u financua me një kredi që kompania nga Kosova mori nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). BERZH i akordoi Viva Fresh një kredi në shumën totale të 25 milionë eurove, me qëllim financimin e hyrjes së saj në tregun shqiptar të shitjeve me pakicë,...