Viti 1962: Momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë

Viti 1962: Momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1962? Në Kosovë, më 1962 fillon vaksinimi kundër difterisë, si sëmundje e rëndë ngjitëse. Numri i të infektuarve zvogëlohet gradualisht, ndërsa në vitin 1980 regjistrohet pacienti i fundit me këtë sëmundje. Ndërkaq, Shqipëria rreshtohet pas Kinës komuniste dhe bëhet zëdhënëse e saj në OKB, meqë atëherë Tajvani ishte i pranuar si shtet në këtë organizatë. Më 1962, Papa Gjoni John XXIII shkishëron Fidel Castron, ndërsa ShBA-ja shpall embargon ekonomike ndaj Kubës. Kuba më 1962 ishte shteti i cili për pak sa nuk e çoi botën në holokaustin bërthamor. Fjala është për atë që njihet si Kriza Kubane e Raketave, që kulmon më 27 tetor. Sipas historianit Arthur Schlesinger, ky ishte momenti më i rrezikshëm...