Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vitet e punës, ligji i ri: Periudhat që njihen automatikisht! Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension! Aplikimi, formulari e dokumentet që duhen
Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet socialiste të asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave të vështira, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të...