Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vit i thatë e i shtrenjtë, 57 mln € import energjie në 6 muaj, vetëm në qershor u bënë 23 mln € blerje
Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 18 ankande të shpallura nga janari deri më tani, KESH ka shpenzuar 57.2 milionë euro, me synim garantimin e furnizimit me energji pa ndërprerje. Muaj më i kushtueshëm deri më tani ka rezultuar qershori me 23.1 milionë euro faturë importi energjie, në ankandet e realizuara në këtë periudhë. Në total në 6 muaj janë blerë 453,672 megavat/orë energji, ku...