Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius prish marrëveshjen e dakordësuar me Perez, kërkon të paguhet sa Mbappé
Rinovimi i kontratës së Vinícius Júnior ishte mbyllur, ose më mirë të themi dakordësuar. Real Madridi dhe përfaqësuesit e lojtarit brazilian kishin rënë dakord prej javësh për një kontratë të re, që do ta zgjaste marrëveshjen aktuale (e vlefshme deri në 2027) dhe që përmirësonte ndjeshëm kushtet financiare. Mungonte vetëm momenti i duhur për ta zyrtarizuar, por papritur, Vinicius ndryshoi mendim. Sipas asaj që raportoi Antón Meana në “Cadena SER”, sulmuesi e ka prishur marrëveshjen pasi ka kërkuar që të paguhet sa Kylian Mbappé. Kjo kërkesë i ka befasuar drejtuesit sportivë të klubit, të cilët nuk janë dakord as me...