Vinicius, gjithnjë e më shumë në shënjestër: “Ekziston rreziku që të prishë ekuilibrat e Realit”

Vinicius, gjithnjë e më shumë në shënjestër: “Ekziston rreziku që të prishë ekuilibrat e Realit”

2 Nëntor 2026 12:48 Alfred Lleshi Real Madridi po funksionon gjithnjë e më mirë pa Vinicius Junior. Skuadra e José Mourinhos regjistroi një tjetër paraqitje bindëse ndaj Racing Santander, ndërsa braziliani po vuan pezullimin me 4 ndeshje. Në mungesë të tij, Yan Diomande po fiton terren, me 4 gola dhe 4 asistime. Alfredo Relaño, në “El Partidazo de COPE”, ngriti pikëpyetje për rikthimin e Vinicius: “Të gjithë e kemi në mendje rrezikun nëse Vinicius do ta prishë formulën që po funksionon. Gjithçka duket se po përshtatet dhe lojtarët po japin maksimumin”. Tomás Roncero shkoi më tej, duke vendosur edhe një çmim për brazilianin: “Do ta shisja vetëm nëse ai dëshiron të largohet. Në atë rast, do të kërkoja 150 milionë euro”. Ndërkohë, Mourinho u shpreh:...