Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vinçenxo Golletti Baffa, arbëreshi që shkruante vetëm shqip
Kujtojmë sot me rastin e 98-vjetorit të lindjes një nga emrat më të rëndësishëm të publicistikës dhe kulturës arbëreshe, pikërisht Dr. Vinçenxo Golletti Baffa. Ai lindi në Çivit më 28 gusht 1924, në një zonë të Kalabrisë, ku jeton një komunitet arbëresh, varianti gjuhësor i të cilëve në formën e tij të pastër, i afrohet mjaft bukur gjuhës së sotme shqipe. Këtu është e domosdoshme të kujtojmë se në Çivit arbërishtja ishte jashtëzakonisht e fuqishme, madje numri i burrave dhe grave që improvizonin vjersha me lehtësi ishte i madh. Ky qe shtrati në të cilin u rrit Enxhini i vogël. Për arsye familjare në moshën tetë vjeçe shkon në Romë, pas dy vjetësh në Peruxhia, ku mëson mjaft mirë latinishten, greqishten e vjetër dhe frëngjishten,...