Vila luksoze, uiski dhe puro, jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

Vila luksoze, uiski dhe puro, jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

Plazhe private, vaska që kushtojnë miliona dollarë, net me verë, uiski, puro apo dhe performanca të këngëtarëve të njohur rusë nga vitet ’90 janë disa nga veçoritë e kompleksit “ultra-luksoz” XXII Carat në Dubai, ku kalon kohë Sergei Chemezov, kreu i sanksionuar nga Perëndimi i konglomeratit shtetëror rus të mbrojtjes, Rostec, dhe një nga aleatët më të afërt të presidentit Vladimir Putin. Chemezov, i cili njihet për lidhjet e tij të hershme me Putinin që nga koha kur të dy shërbenin si agjentë të KGB-së në Gjermaninë Lindore komuniste, nuk është pronar zyrtar i vilës ku qëndron, por sipas një hetimi të...