Burimi:
Kohajone.com

”Vila 31 x Art Explora”, ministri Gonxhja: Një platformë për promovimin e artit dhe kulturës
👁11105
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja thotë se ”Vila 31 x Art Explora” sjell bashkëjetesën e kujtesës historike me krijimtarinë e gjallë të së tashmes. Gonxhja tha se transformimi i “Vilës 31”, është shembull i përkushtimit për të promovuar artin dhe kulturën si motorë të zhvillimit ekonomik, forcimit të identitetit dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulturore. ”ArtExplora nga vetë emri, qëllimi, ngjall eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes vendeve dhe komuniteteve duke rrëzuar hierarkitë, ashtu siç punët e artistëve që do t’i përjetojmë sot, fryt i misionit të Vilës 31, ku sot bashkëjetojnë shpirtra të...