Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Viktimizimi i serbëve, mobilizimi kundër shqiptarëve dhe loja me fenë
“Pas gjithë vështirësive të tiranisë turke dhe shqiptare që populli ynë serb ka duruar për shekuj me radhë për ta ruajtur besimin e krishterë në këto rajone, sot kanë aguar ditët e fundit të ekzistencës sonë të trishtuar”, shkruanin murgjit serbë në një letër të vitit 1905 dërguar konsullatave evropiane në Shkup. Një praktikë e tillë e ekzagjerimit të propagandës serbe dhe me tone raciste, ka qenë evidente edhe në vitet 1980, kur në Kosovë, incidente të pandriçuara merrnin karakterin e një fushate histerike dhe nacionaliste. Ndërkaq nuk është rastësore që edhe sot në historiografinë serbe, provohet të bëhet një paralelizëm në mes të pushtetit osman dhe shqiptarëve, duke përdorur komponentin fetar, por edhe duke u dhënë zjarr edhe më tej miteve “Tirania turke dhe...