“Vikendi për familje”, Galeria Kombëtare sjell programin kreativ për tri fundjava
Galeria Kombëtare e Kosovës do të organizojë programin edukativ dhe kreativ “Vikendi për familje”, i cili përmes gjashtë punëtorive synon të afrojë fëmijët dhe familjet me artin dhe proceset krijuese. Programi do të zhvillohet gjatë tri fundjavave radhazi, nga 31 tetori deri më 15 nëntor, nën udhëheqjen e artistes Lumjetë Havolli Blakçori. Punëtoritë do të përfshijnë teknika dhe forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke nisur me krijimin e maskave përmes ushtrimeve mbi balancën dhe simetrinë, kolazhin me temën “Bëje hënën”, si dhe punën me tekstura përmes teknikave të përziera dhe vizatimit. Programi vazhdon me punëtorinë “Nga një shkëndijë (ide)”, kushtuar motivit dhe idesë përmes vizatimit, ndërsa përmbyllet me “Forca e mendjes sime”, një aktivitet i bazuar në performancë. Aktivitetet do të mbahen në hapësirat...
Burimi:
kultplus.com