Vijon zjarri në Mallakastër, 30 forca të ushtrisë po ndihmojnë me lopata

Vijon zjarri në Mallakastër, 30 forca të ushtrisë po ndihmojnë me lopata

30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është shtrirë në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha. Aktualisht po punohet me mjete rrethanore si lopata për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Burimi: Syri.net