Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa
Prej më shumë se katër orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën malore pranë fshatit Kaninë, duke djegur kryesisht sipërfaqe kullotash dhe duke rrezikuar banesa e stane me bagëti. Sipas autoriteteve lokale, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thatë, ndërsa rreth 20 forca zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje për të izoluar vatrat dhe për të mbajtur nën kontroll përhapjen e tyre. Situata është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes, ku operacioni bëhet edhe më i vështirë për shkak të terrienit të thyer dhe të paarritshëm në disa zona të malit. Autoritetet po...