Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar

Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu. ‘Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e Shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt...