Vijon vala e protestave në Spanjë, mijëra njerëz mbushin rrugët dhe sheshet e Madridit pas rrëzimit të dekreteve për strehimin
Thirrja “Greva e përgjithshme tani!” ka përfshirë Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku mijëra qytetarë kanë protestuar kundër krizës së strehimit dhe rritjes së kostove të qirave, pavarësisht se kryeministri Sanchez dha dorëheqjen dhe çoi vendin në zgjedhjet e parakohshme në fund të nëntorit. Protestat vijnë pas rrëzimit në Kongresin e Deputetëve të dy dekreteve të qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez për strehimin. Dekretet u kundërshtuan nga një shumicë e përbërë nga Partia Popullore, Vox dhe Junts per Catalunya. Në Madrid, sipas prefekturës, rreth 70 mijë persona morën pjesë në marshim, ndërsa Sindikata e Qiramarrësve e vlerësoi numrin në më shumë se gjysmë milioni. Protestuesit brohoritën “Turp!” dhe “Spekulantët jashtë lagjeve tona!”, ndërsa marshuan drejt Plaza Cibeles. Protesta të ngjashme u zhvilluan...
Burimi:
javanews.al