Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Në Kosovë ka dështuar për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit. Në seancën e kësaj të hënë sërish nuk pati vendimmarrje për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, të kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Edhe pse pati një konsultim të kryesuesit të seancës Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike, prej kësaj nuk pati ndonjë rezultat konkret. Ndërkohë, seanca e radhës ku deputetët do të përpiqen të konstituojnë Kuvendin do të zhvillohet më 21 maj.
Burimi: Javanews.al