Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

Vijon prej ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat të Vlorës, një situatë e rënduar, kur vështirësia për të ndërhyrë nga toka është e madhe. Aktualisht vijon puna ku në terren ndodhen 30 efektivë të forcave të armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve, por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe te pyjores. Pritet në varësi te situatës (të erës) të ketë sërish ndërhyrje nga ajri, ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt parkut kombëtar të Llogorasë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv